UBT News

Gjatë vikendit në Mitrovicë u dënuan 134 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID

Gjatë vikendit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 134 gjoba për qytetarët që s’i respektuan masat antiCOVID në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, angazhimet policore janë ndërmarrë në bashkërendim me mekanizmat tjerë ndër institucional, ku i gjithë angazhimi ka reflektuar si masë parandalimi dhe ngritje e nivelit të respektimit të masave.

“Policia në vazhdimësi ka apeluar dhe apelon tek të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë masat që janë në fuqi, në mënyrë që të kemi sa me pak të prekur, përndryshe policia është e vendosur të zbatojë ligjin, përfshirë edhe gjobat si masë e fundit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version