Ukraina njoftoi të enjten se së shpejti do të zhvillojnë negociata me Poloninë mbi vendimin e vendit për të ndaluar importet e grurit ukrainas.
“Negociatat e ardhshme do të zhvillohen gjatë ditëve në vijim, gjatë të cilave do të diskutohen çështjet e përgatitura nga të dyja palët”, njoftoi përmes një deklarate Ministria e Bujqësisë e Ukrainës.
Polonia ka zgjatur ndalesën e BE-së ndaj grurit ukrainas, pavarësisht vendimit të Komisionit Evropian për t’i lejuar ato sërish.
Ukraina ka paraqitur ankesë kundër ndalesës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT)./UBTNews/