UBT News

Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi u raportuan 613 raste të vdekjeve nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi janë raportuar 613 raste të vdekjeve si pasojë e COVID-19. Numri total i viktimave ka shkuar në 45 mijë e 893.

Ndërsa janë regjistruar 28 mijë e 585 raste të reja në 24 orët e fundit. Numri i rasteve aktive në Rusi aktualisht është 491 mijë e 978.

Rusia zyrtarisht ka regjistruar 2 milionë e 597 mijë e 711 raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Kurse numri i të shëruarve është 2 milionë e 59 mijë e 840./UBTNews

Exit mobile version