Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA ka dalë me të dhënat mbi operimet ajrore komerciale në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë vitit 2023.
Në një postim në Facebook thuhet se gjatë vitit që lamë pas, ASHNA shërbeu/menaxhoi në total 23.082 operime ajrore komerciale.
Në krahasim me vitin paraprak 2022, u shënua rritje prej 6.8 për qind.