UBT News

Gjashtë viktima dhe 602 raste të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë si dhe janë regjistruar 602 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 2 mijë e 584 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 12 mijë e 651.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 801 mijë e 246 doza të vaksinës. 810 mijë e 708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, si dhe janë dhënë 93 mijë e 334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews

Exit mobile version