Gjashtë persona kanë vdekur dhe 2 mijë e 590 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 2 mijë e 952 pacientë që ishin të prekur me COVID-19, kurse numri i rasteve aktive është 33 mijë e 538.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 563 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse në total 1 milion e 783 mijë e 672 doza të vaksinës. Deri më sot 806 mijë e 268 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 82 mijë e 751 me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews