UBT News

Gjashtë të vrarë në protestat në Kenia

Gjashtë persona u vranë të mërkurën në përleshjet në Kenia midis policisë dhe demonstruesve që iu bashkuan protestave të ndaluara të opozitës kundër rritjes së taksave, thanë oficerët e policisë për AFP.

Pas dhunës, Ministri e Brendshëm, Kithure Kindiki, lëshoi një paralajmërim se autoritetet nuk do të toleronin më trazirat.

“Janë humbur jetë, shumë oficerë të zbatimit të ligjit dhe civilë janë plagosur rëndë dhe janë shkaktuar humbje të paimagjinueshme për ekonominë e vendit”, tha ai në një deklaratë duke dënuar “dhunën e përhapur, plaçkitjen dhe shkatërrimin e pronës private dhe publike”.

“Kjo kulturë mosndëshkimi do të ndalet”, u zotua ai./UBTNews/

Exit mobile version