Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e bombardimeve ruse në Toretsk në rajonin lindor të Donetsk-ut, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.
Ekipet e shpëtimit nxorrën pesë trupa nga rrënojat e një shtëpie dykatëshe dhe një person tjetër vdiq në spital, thuhet në një njoftim në Facebook.
Rusia, e cila pushtoi Ukrainën në atë që e quan një operacion special ushtarak, mohon të ketë shënjestruar civilët./UBTNews/