Gjashtë njerëz u vranë në tërmetin e fundit që goditi rajonin kufitar të Turqisë dhe Sirisë, raportuan autoritetet të martën, dy javë pasi një tërmet më i madh vrau më shumë se 47,000 njerëz dhe dëmtoi ose shkatërroi qindra mijëra shtëpi.
Tërmeti i së hënës, këtë herë me magnitudë 6.4 ballë, ishte me qendër pranë qytetit jugor të Turqisë, Antakya dhe u ndje në Siri, Egjipt dhe Liban.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë tha se kishte pasur 90 pasgoditje. Gjashtë mijë tenda u dërguan në zonë gjatë natës për banorët e alarmuar nga tërmeti i ri.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se 294 persona ishin plagosur, me 18 të lënduar rëndë që u transportuan në spitalet në Adana dhe Dortyol./UBTNews/