Së paku gjashtë persona janë vrarë dhe 81 të tjerë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi në një zonë të frekuentuar në Stambollin qendror, thonë autoritetet turke.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale (13:20 GMT) të dielën në një rrugë tregtare në zonën e sheshit Taksim.
Ministria e Brendshme tha se një person i dyshuar është arrestuar.
Zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha shpërthimi mendohej të ishte një sulm terrorist i kryer nga një grua.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se autorët e sulmit do të ndëshkohen./UBTNews/