Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (78, 76 vjeç), Dragash 1 rast (84 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (65 vjeç) dhe Gjakovë 1 rast (83 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë testuar 4 mijë e 318 mostra, prej të cilave rezultuan 860 raste pozitive me COVID-19. Komuna me më së shumti raste të reja është Prishtina, me gjithsej 287 raste.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 287 raste, Gjilan 69 raste, Gjakovë 63 raste, Mitrovicë 57 raste, Pejë 52 raste, Ferizaj 41 raste, Prizren 37 raste, Podujevë 35 raste, Fushë-Kosovë 30 raste, Lipjan 28 raste, Kamenicë 24 raste, Deçan 20 raste, Obiliq 18 raste, Istog 17 raste, Vushtrri 16 raste, Klinë 14 raste, Skenderaj 14 raste, Shtime 8 raste, Drenas 7 raste, Kaçanik 5 raste, Malishevë 4 raste, Graçanicë 3 raste, Viti 3 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rat komunat Dragash dhe Kllokot”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar edhe 682 pacientë që ishin të infektuar me COVID-19.
Aktualisht në Kosovë janë 13 mijë e 106 raste aktive me COVID-19./UBTNews