UBT News

Gjashtë të vdekur dhe 730 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në vend janë raportuar gjashtë viktima dhe 730 raste të reja me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njofton se komuna e Prishtinës prin me numrin më të madh të rasteve të reja, gjithsej 201.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 201 raste, Prizren 63 raste, Pejë 53 raste, Gjakovë 47 raste, Mitrovicë 41 raste, Fushë-Kosovë 40 raste, Lipjan 38 raste, Podujevë 38 raste, Gjilan 35 raste, Ferizaj 28 raste, Kamenicë 26 raste, Vushtrri 22 raste, Obiliq 20 raste, Viti 12 raste, Istog 9 raste, Drenas 8 raste, Klinë 8 raste, Graçanicë 7 raste, Rahovec 7 raste, Deçan 6 raste, Skenderaj 6 raste, Shtime 4 raste, Suharekë 4 raste, Malishevë 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Hani i Elezit”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Në njoftim bëhet e ditur se janë shëruar edhe 512 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 63 mijë e 892./UBTNews

Exit mobile version