Gjashtë persona kanë vdekur dhe 587 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).
Ndërkaq rastet e reja janë regjistruar nga testimi i 2 mijë e 813 rasteve të reja dhe vijnë nga këto komuna: Prishtinë 203 raste, Prizren 45 raste, Gjilan 39 raste, Gjakovë 31 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Pejë 27 raste, Ferizaj 26 raste, Lipjan 23 raste, Vushtrri 23 raste, Kamenicë 22 raste, Mitrovicë 16 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 14 raste, Viti 12 raste, Suharekë 10 raste, Deçan 9 raste, Podujevë 7 raste, Malishevë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kaçanik 5 raste, Istog 4 raste, Novobërdë 3 raste, Dragash 2 raste, Graçanicë 2 raste, Klinë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me 1 rast komuna e Junikut./UBTNews