UBT News

Gjashtë të vdekur dhe 529 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjashtë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (78, 62 vjeç), Drenas 1 rast (65 vjeç), Gjilan 1 rast (86 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (77 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 529 raste të reja nga 2 mijë e 888 mostra të marra. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 191 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 33 raste, Gjakovë 32 raste, Gjilan 26 raste, Lipjan 21 raste, Obiliq 21 raste, Kamenicë 18 raste, Vushtrri 18 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Rahovec 13 raste, Istog 9 raste, Drenas 8 raste, Prizren 7 raste, Viti 7 raste, Deçan 6 raste, Junik 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Novobërdë 3 raste, Suharekë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Kllokot, Malishevë dhe Podujevë.

IKShPK njofton se janë shëruar edhe 333 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 62 mijë e 983./UBTNews

Exit mobile version