UBT News

Gjashtë të vdekur dhe 48 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit u kryen 2 mijë e 319 testime prej të cilave rezultuan 48 raste pozitive.

Në Kosovë janë shëruar edhe 903 pacientë që ishin të prekur me COVID-19, kurse numri i rasteve aktive është 8 mijë e 903.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9 mijë e 146 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 176 mijë e 154 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version