UBT News

Gjashtë të vdekur dhe 372 raste të reja me COVID-19

Coronavirus virus outbreak and coronaviruses influenza background as dangerous flu strain cases as a pandemic medical health risk concept with disease cells as a 3D render

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (54, 70, 83 vjeç), Ferizaj 1 rast (77 vjeç), Kaçanik 1 rast (87 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (83 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 372 raste të reja nga 2 mijë e 856 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 156 raste, Prizren 33 raste, Pejë 32 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Istog 10 raste, Mitrovicë 9 raste, Suharekë 9 raste, Deçan 8 raste, Gjilan 8 raste, Ferizaj 7 raste, Podujevë 6 raste, Klinë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Dragash 4 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë./UBTNews

Exit mobile version