Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të vdekjes me SARS-CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 2 raste (80, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (88 vjeç), Kamenicë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 309 raste të reja nga 1 mijë e 417 mostra të marra.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Ferizaj 25 raste, Podujevë 19 raste, Vushtrri 19 raste, Mitrovicë 14 raste, Gjakovë 12 raste, Viti 11 raste, Malishevë 10 raste, Deçan 9 raste, Gjilan 7 raste, Pejë 7 raste, Prizren 7 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Lipjan 4 raste, Suharekë 4 raste, Drenas 3 raste, Junik 3 raste, Obiliq 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj./UBTNews