UBT News

Gjashtë të vdekur dhe 3 mijë e 917 raste të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë vdekur dhe 3 mijë e 917 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 617 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 28 mijë e 751.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 623 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 764 mijë e 421 doza të vaksinës. Deri më sot 803 mijë e 638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 68 mijë e 526 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews

Exit mobile version