Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, ndërkaq janë regjistruar 264 raste të reja.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (82, 80, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar edhe 205 pacientë./UBTNews