Autoritetet izraelite kanë filluar një kërkim masiv pasi gjashtë të burgosur palestinezë janë arratisur nga burgu izraelit i sigurisë së lartë në veri të vendit, gjatë natës.
Mediat izraelite raportojnë se gjashtë të arratisurit kanë gërmuar një tunel nga qelia e tyre përgjatë disa muajve, që çonte në një rrugë jashtë mureve të burgut Gilboa. Zyrtarët u alarmuan nga fermerët që i panë ata duke ikur nëpër fusha.
Lajmi është konfirmuar edhe nga policia, ndërsa mediat izraelite raportuan se ata ishin anëtarë të grupeve militante palestineze./UBTNews