Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar gjashtë të dyshuar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu të veturave, janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Pejë, rreth orës 17:40.
Gjashtë të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet.