UBT News

Gjashtë të arrestuar në Mitrovicë, sulmuan fizikisht zyrtarët policor

Janë arrestuar gjashtë persona në Mitrovicë, pasi të njëjtit duke i fyer dhe sulmuar fizikisht i kanë penguar zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, të mërkurën në ora 00:30.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njëri prej zyrtarëve ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version