UBT News

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në Kosovë. Dy raste në Fushë Kosovë dhe dy në Prishtinë janë raportuar në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.

Katër të dyshuarit janë meshkuj që dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike në viktimat femra. Të dyshuarit në Fushë Kosovë pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt kurse në kryeqytet dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhërin e prokurorit.

Drejtoria Rajonale e Pejës dhe ajo e Gjakovës raportojnë nga një rast të dhunës në familje. Në Istog janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj viktimës femër. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të  prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Në Rahovec viktima femër ka raportuar se një i dyshuar mashkull në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar./UBTNews/

Exit mobile version