UBT News

Gjashtë raketa hidhen në drejtim të aeroportit të Bagdadit

Gjashtë raketa u hodhën të premten në aeroportin e kryeqytetit irakian, duke shkaktuar dëme materiale, kështu thanë burimet e sigurisë, përcjell UBT News.

Raketat goditën pistat ose zonat e parkimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, tha njëri nga burimet. “Një avion civil është goditur dhe dëmtuar”, tha burimi me bazë në ministrinë e brendshme.

Një burim i dytë i sigurisë konfirmoi se sulmi përbëhej nga gjashtë raketa, të cilat dëmtuan një aeroplan.

Ndërsa burimi i tretë e identifikoi avionin si një Boeing 767 që i përkiste kompanisë shtetërore të Irakut Airways, duke vënë në dukje se ai nuk ishte në shërbim dhe po i nënshtrohej riparimeve.

Sulmi nuk është marrur përsipër ende.

Muajt ​​e fundit janë parë sulme me raketa dhe dronë që kanë shënjestruar ambasadën e SHBA-së në Zonën e Gjelbër të sigurisë së lartë të Bagdadit, një objekt diplomatik amerikan në aeroport dhe trupat që i përkasin një koalicioni të udhëhequr nga SHBA të stacionuara në bazat irakiane.

Sulmet rrallë herë janë marrë përsipër, por zakonisht janë të lidhura me fraksionet pro-Iranit. Këta të fundit kërkojnë largimin e trupave amerikane që erdhën për të ndihmuar forcat irakiane të luftojnë të ashtuquajturin Shteti Islamik/UBTNews/

Exit mobile version