UBT News

Gjashtë persona vdiqën pasi tornado shkatërroi depon e Amazonit, kompania përballet me kritika

Amazon po përballet me kritika mbi politikat e shëndetit dhe sigurisë pasi gjashtë persona mbetën të vdekur pas shkatërrimit të një depo nga tornado në shtetin amerikan të Illinoisit.

“Kjo s’do të ndodhte asnjëherë nëse atyre do t’u interesonte më shumë për jetët e njerëzve sesa rreth produktivitetit”, deklaroi në rrjete sociale motra e një prej viktimave.

Kurse nga kompania Amazon thonë se i kanë marrë masat menjëherë. Çatia u shemb ndërsa stuhia goditi depon të premten.

Kelly Nantel, zëdhënëse e Amazonit deklaroi se kompania “është shumë e prekur nga vdekjet e punëtorëve të saj”.

Tornado të fuqishme goditën disa shtete të ShBA-së dhe deri më tani numri i të vdekurve vlerësohet se mund të arrijë në 100. Shteti më i dëmtuar nga tornado është Kentaki./UBTNews

Exit mobile version