Pas një mosmarrëveshje gjashtë persona janë rrahur mes vete në Prishtinë.
Nga policia kanë treguar se të gjashtë personat kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit dy janë dërguar në mbajtjet ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se si pasoj e një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë. Si pasoj e përleshjes të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim te prokurorit pas intervistimit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa, katër të dyshuar lirohen në procedure të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.