UBT News

Gjashtë komuna në zonë të kuqe

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Peja dhe Lipjani që ishin në zonën e verdhë kanë kaluar në të kuqen dhe bashkë me to janë edhe katër komuna të tjera si Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Zveçani.

Ferizaj, Gjilani, Vushtrria dhe Graçanica që ishin në zonën e gjelbër kanë kaluar në të verdhën.

Në këtë zonë tashmë janë gjithsej dhjetë komuna: Mitrovica e Jugut, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Gjakova, Vushtrri, Leposaviqi, Graçanica, Ferizaj, Podujeva dhe Vitia.

Në zonën e gjelbër janë 22 komuna: Zubin Potoku, Kllokoti, Deçani, Prizreni, Rahoveci, Shtime, Klina, Ranilluga, Mamusha, Kaçaniku, Istogu, Suhareka, Skenderaj, Kamenica, Drenasi, Novoberda, Malisheva, Dragashi, Juniku, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi.

Exit mobile version