Sot do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, ai për Punë të Jashtme dhe Komisioni për Arsim nisin nga ora 10:00, ndërsa tri komisionet tjera nisin nga ora 11:00.
Në vijim komisionet që mblidhen sot dhe çfarë shqyrtojnë ato:
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takim me Bujar Ejupi – drejtor i përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil, Naim Qelaj – Avokat i Popullit, dhe Jeton Koca – kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me ambasadorin e F1rancës në Kosovë, Olivier Guérot. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)
Komisioni për Arsim mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për AntiDopingun. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)
Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin vjetor të performancës së ofruesve të shërbimit të ujit për vitin 2021 dhe raportin për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të KRU Hidromorava për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)
Komisioni për Mjedis shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)