UBT News

Gjashtë fëmijë britanikë u gjetën në një bodrum të braktisur vere në Austri

Gjashtë fëmijë britanikë janë marrë nën kujdes në Austri pasi u gjetën në një bodrum të braktisur vere. Ata po jetonin aty me prindërit e tyre.

Sipas policisë austriake, babai i tyre një 54-vjeçar, është anëtar i lëvizjes së ekstremit të djathtë Reichsburger dhe është një mohues i njohur i Holokaustit.

Shërbimet sociale u ftuan në pronën në Obritz, afër kufirit çek, meqë vendasit u shqetësuan për mirëqenien e fëmijëve. Megjithatë kur tentuan të hynin brenda, babai i tyre i sulmoi me sprej piper.

Policia doli në vendin e ngjarjes dhe arrestoi të dyshuarin. Më pas ai është liruar me kusht dhe po kryhen hetimet.

Fëmijët u dërguan në spital me të ëmën për t’u trajtuar./UBTNews/

Exit mobile version