Një femër, e punësuar si kuzhiniere në një restorant në Gjakovë ka raportuar në Polici se shefi i saj (pronari i restorantit), e ka sulmuar fizikisht atë.
Sipas policisë, arsyeja e sulmit ka qenë se ajo është akuzuar për vjedhje brenda restorantit.
“Viktima femre kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga shefi i saj pronar i restorantit në të cilin ajo punon si kuzhiniere. Arsyeja e sulmit është pasi pronari kishte akuzuar viktimën për vjedhje brenda restorantit. I dyshuari është arrestuar dhe me konsultim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./UBTNews