Një person në Gjakovë të martën ka kërkuar ndihmë mjekësore, pas që i njëjti aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri.
Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pistoletë, një fishekë, një predhë dhe një gëzhojë.
Sipas raportit mjekësor, i dyshuari është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.