UBT News

Gjakova kalon në finale të Grand Slamit të Tbilisit

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova veçse ka siguruar medalje në Grand Slamin e xhudos që është duke u zhvilluar në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia e Evropës në vitin 2018, në finale do të përballet me gjeorgjianen Eteri Liparteliani, në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë.

Gjakova në rrugëtimin deri në finale regjistroi katër fitore. Fillimisht mposhti Mariia Skoran e Ukrainës, tani përfaqësuesen e Austrisë, Sabrina Filzmoser, ku më pastaj u përball me Marica Perisicin e Serbisë, kurse në gjysmëfinale mposhti sllovenen Kaja Kajzer.

Ky kompeticion është i vlefshëm për pikë Olimpike Tokio 2020. Ekipi jonë i xhudos është duke u përfaqësuar nga Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu.

Exit mobile version