UBT News

Gisele Bündchen bëhet pjesë e nismës mjedisore të Princit William në Brazil

Supermodelja braziliane Gisele Bündchen do t’i bashkohet ekipit të Princit William në një nismë të rëndësishme mjedisore në Brazil.

Princi i Uellsit themeloi më 2020 “Çmimin Earthshot”, i cili ka për qëllim të vlerësojë individë e ide novatore që ofrojnë zgjidhje konkrete për mbrojtjen e planetit.

Gisele do të jetë pjesë e panelit që do të përzgjedhë fituesit e çmimit, krahas emrave të njohur si Cate Blanchett, David Attenborough dhe Ngozi Okonjo-Iweala.  Ky grup do të zgjedhë projektet më të spikatura nga 15 finalistët që punojnë për të mbrojtur natyrën, pastruar ajrin, ringjallur oqeanet, reduktuar mbeturinat dhe luftuar ndryshimet klimatike.

Bündchen është i përfshirë në çështje mjedisore, ka kontribuar në krijimin e Projektit të Ujërave të Pastra në Brazil, në mbrojtjen e kafshëve e promovimin e qëndrueshmërisë. Përmes Fondacionit Luz, mbështet shëndetin, arsimin e të drejtat e grave e fëmijëve.

Në deklaratën e saj, supermodelja u shpreh se është krenare të përfaqësojë Brazilin dhe theksoi se “çdo veprim ka rëndësi – i vogël apo i madh – për të mbrojtur planetin tonë.”

Ndërkohë, Princi William pritet të marrë pjesë në disa aktivitete në Rio de Janeiro, përpara se të udhëtojë drejt konferencës së klimës së OKB-së që do të mbahet në Belem më 6 tetor. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version