UBT News

Gështenjat – ushqimi i ngrohtë i vjeshtës që forcon trupin dhe shpirtin

Gështenjat kanë pushtuar tryezat tona këtë vjeshtë, duke sjellë shije, aromë dhe vlera të shumta ushqyese. Të pasura me fibra, acid folik dhe minerale.

Ky frut i stinës është i shijshëm dhe i gjithanshëm në kuzhinë, përgatitet në forma të ndryshme: të pjekura në zjarr, të ziera, në furrë apo në mikrovalë, dhe shpesh shërbejnë si shtesë perfekte për pjata me mish ose peshk.

Vlerat ushqyese

Gështenjat përmbajnë karbohidrate dhe kalori, duke ofruar energji të mjaftueshme për të përballuar lodhjen, stresin e temperaturat e ulëta.

Janë burim i mirë hekuri, i dobishëm për personat që vuajnë nga anemia, acidi folik (vitamina B9) i bën të rekomanduara gjatë shtatzënisë për zhvillimin e shëndetshëm të fetusit. Përmbajtja e fibrave ndihmon në tretje, është e dobishme për ata që vuajnë nga kapsllëku.

Gështenjat nuk përmbajnë gluten, prandaj janë zgjedhje ideale për personat me celiaki. Prej tyre përftohet edhe një miell i shkëlqyer, që përdoret në përgatitjen e ëmbëlsirave apo recetave të kripura.

Edhe pse të shëndetshme, gështenjat kanë përmbajtje të lartë kalorike, ndaj rekomandohet moderimi në konsum. Personat me diabet, kolit ose obezitet duhet të jenë të kujdesshëm. Sasia e këshilluar është deri në 100 gram nëse janë të ziera ose rreth 60 gram nëse janë të pjekura.

Duhet pasur parasysh gjithashtu që gështenjat e papërpunuara mund të jenë më të vështira për t’u tretur dhe ndonjëherë mund të shkaktojnë probleme gastriti.

Në sasi të arsyeshme, gështenjat mbeten një ushqim i çmuar i vjeshtës, që kombinon shijen me vlera të rëndësishme për shëndetin. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version