Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se punimet për gjetjen e mbetjeve mortore në Kizhevak të Serbisë, do të rinisin më 5 maj. Gërxhaliu thotë po ashtu se në Kizhevak do të punohet për dy javë rresht, nëse lejojnë kushtet atmosferike. Sipas tij, tashmë është konfirmuar se eshtrat që u zhvarrosën vitin e kaluar në këtë lokacion, i përkasin viktimave të luftës në Kosovë.
Radio Evropa e Lirë: A janë duke vazhduar gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore në Kizhevak të Serbisë?
Arsim Gërxhaliu: Po, të premten e kaluar, bazuar edhe në vendimet e marra në grupin punues i cili është mbajtur para dy jave në Beograd për çështjen e të pagjeturve, është marrë vendimi që ekspertët të bëjnë kontrollimin e terrenit dhe mundësinë e rifillimit të punës në terren.
Gjatë vizitës, kemi parë se terreni ishte ende i vështirë, me një lartësi të madhe mbidetare. Ai është në afërsi të qendrës së skijmit. Na nevojitet edhe një drenim i ujit, për t’u tharë dheu i hedhur nga miniera dhe duke marrë parasysh festat, u pajtuam që puna të fillojë më 5 maj, ku do të fillojmë edhe me dekonzervimin e terrenit, të cilin e kemi kryer në dhjetor të vitit të kaluar.
Radio Evropa e Lirë: Sa mbetje mortore janë gjetur kohëve të fundit dhe sa janë identifikuar?
Arsim Gërxhaliu: Kanë qenë diku nëntë identifikime. Janë bërë në 12-13 lokacione, si në Kosovë, qoftë edhe jashtë Kosovës.

Arsim Gërxhaliu: Unë si ekspert nuk i lejoj vetes të flas për numrin e personave që janë aty, para se ta kryejmë punën tonë. Kur ta pastrojmë terrenin, mund të japim numrin minimal të personave të mundshëm, e pastaj i njëjti të vërtetohet edhe me analizat e ADN-së. Për shkak të shpërndarjes së mbetjeve kockore, ato mund të variojnë. Andaj, deri më tash është kryer, do të thotë puna, dhe bëhet fjalë për minimum pesë persona. Për dy persona na kanë arritur analizat gjenetike dhe të njëjtat i takojnë rajonit të Rrezallës.
Radio Evropa e Lirë: A është gjithmonë ekipi i ekspertëve nga Kosova pjesë e gërmimeve në Serbi?
Arsim Gërxhaliu: Po, çdo herë jemi pjesë e gërmimeve. Në terren do të jenë një numër i madh i ekspertëve. Gjithashtu është ekipi edhe i ICMP-së, i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, i EULEX-it, pala serbe dhe ne.
Radio Evropa e Lirë: Ku bëhet identifikimi i gjetjeve mortore?
Arsim Gërxhaliu: Mostrat dërgohen në Komitetin Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur në Hagë (ICMP), dhe pas arritjes së rezultateve, normal që duhet të pritet edhe eksuhumimi i të gjitha mbetjeve mortore dhe pastaj bëhet organizimi i kthimit të trupave nga Kizhevaku.