Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla deklaroi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është dora e zgjatur e Rusisë dhe Vladimir Putinit në Ballkan, përmes së cilës po vihet në provë vendosmëria e Perëndimit.
Ajo theksoi se i gjithë rajoni mezi pret ndryshimin në Serbi dhe se në atë rast forcat demokratike në Serbi do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, por edhe Bosnja dhe Hercegovina, e cila aktualisht është e bllokuar nga Republika Srpska me liderin nacionalist Milorad Dodik, i cili është në të njëjtën linjë me Moskën si Vuçiqi, transmetojnë mediat serbe.
Gërvalla e cila ditë më parë mori pjesë Konferencën Ndërkombëtare në Dubrovnik, për gazetën kroate Veçernji, e pyetur nëse pret vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd tha se është Serbia, gjegjësisht presidenti i saj Aleksandar Vuçiq ai që po e bllokon dialogun.