Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, udhëton për në Zvicër me ftesë të ministrit të Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis, për të marrë pjesë në Konferencën për Veprimin ndaj Minave në Ukrainë (UMAC2024), e cila do të mbahet më 17 dhe 18 tetor 2024 në Lozanë, njoftojnë nga MPJD.
Bëhet e ditur se kjo konferencë, e bashkë-organizuar nga Zvicra dhe Ukraina, synon të mbledhë përfaqësues të nivelit të lartë nga qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe sektori privat për të diskutuar çështje kyçe të veprimit humanitar ndaj minave dhe ndikimin e tij në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit në çminimin e zonave të minuara, duke kontribuar jo vetëm në sigurinë kombëtare, por edhe në misionet ndërkombëtare. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë thekson përkushtimin e vendit tonë për paqen dhe sigurinë globale, thuhet tutje në kumtesë.