Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se shuma prej 7500 euro për këshilltarin e jashtëm, Gani Jakupi nuk është pagë mujore, por një projekt 1 vjeçar për angazhim të tij në vendet jo njohëse të Kosovës.
Gërvalla, gjatë raportimit në Kuvend për ndarjet buxhetore të dikasterit të saj tha se shumica e mjeteve do të orientohet në lobim për njohje të reja, blerje të objekteve të ambasadave në disa vende si dhe hapje të misioneve të reja diplomatike.
Mirëpo kritike ndaj ministres u shpreh deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
Pas raportimit në Kuvend, ministrja foli edhe para mediave në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Ajo tha se kanë disa shqetësime që i kanë adresuar për draftin e Asociacionit, mirëpo nuk dha detaje se a janë pranuar komentet e qeverisë në lidhje me atë.