Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me zëvendëskancelarin e Gjermanisë, Robert Habeck.
“Me zëvendëskancelarin e Gjermanisë, Robert Habeck në margjinat e MSC2024, shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor dhe theksuan rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, tha Gërvalla.