Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, të premten do ta presë në takim zyrtar homologun e saj grek, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Dendias.
Takimi bilateral do të fillojë nga ora 10:30 në Ministrinë e Jashtme, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, nga ora 11:10 ministrja Gërvalla dhe ministri Dendias do të japin deklaratë për medie.