Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur në Aeroportin e Prishtinës, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila qëndroi për vizitë në Kosovë.
“Gjatë bisedës, temë qendrore ishte rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e ministrisë.
“Ministrja Gërvalla theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës evropiane. Po ashtu, ajo e njoftoi Presidenten e Komisionit Evropian lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila ka nxitur reforma të nevojshme që e përafrojnë vendin me standardet e BE-së”.
Gërvalla dhe Von der Leyen kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe menaxhimin e situatës me pandeminë e COVID-19.