Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kanë udhëtuar drejt ShBA-së për të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku dhe do të përballen me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në llogarinë e saj në Facebook, Gërvalla ka thënë se do të ballafaqohen me sulmet, gënjeshtrat dhe propagandën e Vuçiqit ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Ndërkaq në lidhje me seancën e Kuvendit të Kosovës që u mbajt sot, ajo thotë se pikërisht sot opozita në Kosovë e paska zgjedhur që në Kuvend të debatojë rreth MPJD-së.