UBT News

Gërvalla merr pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, diskutohet për sigurinë në Evropë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot do ta përfaqësojë Kosovën në në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së. Aty pritet të diskutohet për sigurinë dhe zhvillimet e fundit në Evropë.

“Sot do të marrë pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe sigurinë në Evropë”, ka bërë të ditur Gërvalla.

Gërvalla, e përmendi edhe sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit duke theksuar se pas atij sulmi ka ndryshuar gjithçka.

“Për Kosovën dhe rajonin, sulmi paramilitar i Serbisë më 24 shtatori ndryshon gjithçka dhe dëshmon urgjencën e përballjes me kërcënimet e mëdha të sigurisë”, tha ajo.

Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Kosovë, la të vdekur rreshterin e Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Përgjegjësinë e sulmit e ka marrë Milan Radoiçiq, i cili aktualisht gjendet në Serbi i lirë. Shteti i Kosovës ka ofruar një mori provash që e vërtetojnë implikimin e shtetit të Serbisë në këtë sulm.

Së fundmi, vetë Serbia e ka pranuar që një pjesë e armatimit që u përdor në sulm, ka origjinë apo prodhohet nga Serbia.

Përkundër kësaj, Serbia ende nuk është sanksionuar nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilat janë mjaftuar vetëm me deklarata duke e dënuar rastin.

Exit mobile version