Ministrja Gërvalla takoi të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut Gomes
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim znj.Natacha Gomes, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Luksemburgut.
Me këtë rast, ministrja Gërvalla falënderoi znj. Gomes për rolin e shtetit të saj në drejtim të ofrimit të mbështetjes për Republikën e Kosovës.
Palët diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë bashkëpunimin në rrafshin ekonomik.
Ministrja Gërvalla e njoftoi znj.Gomes me prioritetet e Kosovës në politikën e jashtme, si dhe theksoi rëndësinë e avancimit të vendit në rrugën drejt BE-së.
Temë diskutimi ishte edhe menaxhimi i situatës me pandeminë Covid 19, nga ana e Qeverisë së Kosovës.