Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se takimi me përfaqësuesit diplomatikë ka për qëllim përmbledhjen e punës së bërë, vlerësimin e rezultateve dhe përcaktimin e hapave për vitin e ardhshëm.
Ajo theksoi reformat në MPJD, përfshirë transparencën, menaxhimin financiar dhe uljen e shpenzimeve të panevojshme.
Gjatë vitit, Kosova ka arritur dy njohje të reja dhe është anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare, duke forcuar pozicionin e saj global.
“Ky është takimi ku përmbledhim punën e bërë, vlerësojmë rezultatet dhe përcaktojmë hapat për vitin që vjen. MPJD ka kaluar një reformë thelbësore duke vendosur standarde të reja të transparencës dhe menaxhimit të përgjegjshëm financiar. Sot çdo euro e buxhetit përdoret me plane të qarta të arsyetuara dhe me kontroll të plotë. Kemi arritur të ulim shpenzimet e panevojshme. Gjatë këtij viti kemi arritur edhe dy njohje të reja të shtetësisë së Kosovës duke forcuar pozicionin ndërkombëtar. Kemi siguruar anëtarësimin në një numër të konsiderueshëm të organizatave ndërkombëtare duke zgjeruar hapësirën ku Kosova është e pranishme dhe aktive”, tha Gërvalla.