Pasi kuptoi se klientëve të tij nuk u nevojiten limuzina elektrike, Genesis vendosi të përmirësojë imazhin përmes një linje “lifestyle” (stil jete).
Në këtë koleksion, shumëkush do të tërhiqet nga një artikull interesant: një model i limuzinës luksoze G90 i punuar me dorë, në shkallën 1:18, i prodhuar vetëm në 500 kopje. Puna e jashtëzakonshme dhe vëmendja ndaj detajeve mund t’i mashtrojë disa – nga fotografitë mund të mendohet se bëhet fjalë për një version të kufizuar të Genesis G90 me çmim 1006 dollarë.
Ky model vjen si pjesë e koleksionit Genesis Collection, një linjë produktesh që kompania e përshkruan si “një koleksion i përzgjedhur me kujdes i artikujve që përmirësojnë jetën e përditshme dhe përvojën e të qenit pronar”.
Është i lyer në ngjyrën Verbier White dhe është ndërtuar sipas të dhënave të veturës reale. Çdo njësi është e punuar me dorë, vjen me certifikatë autentikimi, bazë metalike dhe kapak akrilik. Më shumë informacione gjenden në faqen zyrtare.
Koleksioni Genesis Collection përfshin edhe modele më të vegjël, si G70 dhe GV70, në shkallën 1:43 dhe me një çmim më të përballueshëm prej 74 dollarësh.
Ofrohen artikuj promocionalë si bluza, kapele dhe batanije, dhe aksesorë më luksozë, si çanta fundjave prej Alcantara, e cila kushton 624 dollarë.