Gjiganti amerikan i veturave, General Motors e ka humbur titullin si topshitësi i veturave në Amerikë, për herë të parë pas 90 vjetësh.
Toyota e Japonisë është lider, duke shitur 2.3 milionë vetura vitin e kaluar, një rritje prej 10%.
GM thotë se aksionet e saj, që ranë 13%, u goditën nga mungesa e gjerë e pjesëve gjysmëpërçuese, mungesë kjo që ka prekur industrinë e veturave.
Kompania e Detroitit ishte renditur si shitës numër një i veturave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1931 dhe u zotua se do të rikthehet.
Në përgjithësi, analistët presin që numri i makinave të reja të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jetë rritur afërsisht 2% në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020, kur blerësit po tërhiqeshin për shkak të pandemisë së koronavirusit./UBTNews