Gene Simmons, këngëtari i grupit KISS, u dërgua me urgjencë në spital pas një aksidenti në Malibu, pasi humbi ndjenjat gjatë ngasjes së makinës në autostradë.
Automjeti i tij përfundoi duke u përplasur me një veturë të parkuar, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.
Pas trajtimit, Simmons është liruar e po rikuperohet në shtëpi. Bashkëshortja e tij, aktorja Shannon Tweed, tha se mjekët kohët e fundit i kishin ndryshuar medikamentet dhe ai duhet të pijë më shumë ujë, gjë që nuk është zakon për të.
Përfaqësuesi i këngëtarit konfirmoi se ai është mirë dhe ka rifilluar aktivitetet e tij normale.
Aksidenti ndodhi vetëm një muaj para se KISS të rikthehej në skenë për një koncert special “pa maska” në Las Vegas, i cili do të mbahet nga 14 deri më 16 nëntor.
Ky koncert vjen pas performancës së fundit të grupit në Madison Square Garden në New York në vitin 2023, që Simmons e kishte quajtur “performanca e fundit e KISS me grim”. /A.Z/UBT News/