UBT News

Gemini mund të jetë më i zgjuar se GPT-4

Javën e kaluar, Google lansoi chatbotin e saj me Inteligjencë Artificiale Gemini, për të cilin gjiganti teknologjik thotë se mund të jetë më i zgjuar se versioni GPT-4 i ChatGPT-s. Gemini përbëhet nga tri modele të ndryshme që ndryshojnë në madhësi dhe aftësi.

Modeli i tij më i avancuar, Gemini Ultra – i cili ende nuk është i disponueshëm për publikun – është krijuar për “detyra shumë komplekse” dhe e tejkalon GPT-4 në disa fusha, thotë Google.

Këto fusha përfshijnë zgjidhjen e detyrave matematikore, gjithashtu edhe gjenerimin e kodeve në gjuhën programuese Python.

Google madje ka publikuar një tabelë, në të cilin bën krahasimin me përqindje midis kapaciteteve të Gemini Ultra dhe GPT-4.

Duke parë përdorimin në rritje, gjigantë të shumë të teknologjisë kanë punuar për të lansuar mjete të ngjashme me Inteligjencë Artificiale.

Exit mobile version