Gazprom i Rusisë tha të martën se kishte nënshkruar një marrëveshje për të filluar ndryshimin e pagesave për furnizimet e gazit të Rusisë në Kinë në juanë dhe rubla në vend të dollarëve.
Drejtori ekzekutiv i Gazprom, Alexei Miller tha se lejimi i pagesave në rubla ruse dhe juan kinez ishte “përfitues reciprok” si për Gazprom ashtu edhe për Koorporatën Kombëtare të Naftës së Kinës dhe do të përbënte një shembull për kompanitë e tjera për t’u ndjekur. /UBTNews/